Saturday, May 21, 2016

Lajmrim

Mirësevini ne uebsajtin tonë.

Redsa , deri me tash i kemi shpërndarë lajmet ne HomPage këtu por tash prej sot e keni aty rubriken pak më lartë : Lajmet (News) ju deshiroj shikim te kendshem...

Steven Gerrard...

Mirror: Steven Gerrard-it iu eshte dhene nje rol ne klub dhe nga gushti apo shtatori do te kthehet ne Liverpool.
Miresevjen MBRET!
Besoj se projekti per nje mbrojtje me stabile veq se ka filluar, Joël Matip !!

Luis Suarez thotë...

Po te mos ishte Rodgers nuk do te isha lojtari i njejt qe jam tani ne Barcelonë.

Gjyqtari i finales...

deshjes dhe UEFA do ta hetoje ate per perdorimin e ndonje substance te palejuar para dhe pas ndeshjes.
Por, trofeu iku!

Jerome Sinclair...

Zyrtare: Jerome Sinclair transferohet tek Watford.

Emery dhe Moreno pas përfundimit...

Emery dhe Moreno pas përfundimit të ndeshjes.
Le ta marrë me vete andej nga ka ardhur ky dështak, nuk e meriton të luajë për Liverpool!
Hey reds , add me friends on facebook : https://www.facebook.com/AltinnKurpali

Jordan Henderson në stervitje...

Jordan Henderson në stërvitje me kombëtaren Angleze.

Joel Matip në formacionin...

Joel Matip ne formacionin e vitit ne Bundesliga.

Loris Karius & Jonas Hector...

Bild: Loris Karius zyrtarizohet javën e ardhëshme si portier i ri i Liverpool, por edhe mbrojtësi Jonas Hector është shumë afër transferimit në Liverpool.
Hector dhe Moreno në konkurenc për pozicionin "Mbrojtës i majtë" nga sezoni i ri në Liverpool.

Jamie Carragher:..

• Jamie Carragher: A do t'ë transferoheni në Liverpool nëse do të ju kërkonte Klopp?
• Philipp Lahm: Në këtë moment jo. Unë dua të qëndroj dhe të luaj në Champions League. Xabi Alonso më ka folur për atmosferën atje, më ka treguar se qfar atmosfere spektakulare krijohet në Anfield, e di është e mahnitshme. Unë besoj se edhe ju e dini që unë asnjëher nuk largohem nga Bayern Munchen.
*Lahm është e vërtet se nuk largohet nga Bayern por edhe la të kuptohet se pa pjesmarrje në UCL do ta kemi të vështir të bëjm transferime të mëdha.

Transferimi i Mario Gotze...

Joachim Low(trajner i Gjermanis) për zërat e transferimit të Mario Gotze në Liverpool:
-"Në realitet, unë them se një transferim mund t'i ofronte energji të re."
-"Një vetbesim, një shpres dhe një motivim i ri do të ndodhte."
-"Vetëm shikoni te Toni Kroos. Ai ishte lojtar i madhë te Bayern por edhe më i madhë është te Real Madrid, dhe ka bërë një hap në një nivel tjetër te Real Madrid."
-"Gotze's i duhet një trajner që e dëshiron si i qmendur në formacion, në skuadër, këtë lojtar. Gotze ka nevojë për ndryshim pa dashur ta kritikoj Bayernin apo Guardiolan në këtë moment."

Friday, May 20, 2016

Sevilla NBA...

Sevilla ish hi NBA.

Bëjnë pjesë edhe Emre Can & Philippe Coutinho : ...

Skuadra e Europa Lig e stinorit 2015-2016,ku bëjnë pjesë Emre Can 💪 dhe Philipe Coutinho
💪

Andy Hunter - Guardian : ...

Andy Hunter - Guardian:
"Liverpool, do te mbyllë blerjen e portierit te Mainz Loris Karius, per 4.7m gjate javes se ardhshme."

Benteke & Origi ne kombëtare të Belgjikes.

Christian Benteke dhe Divock Origi i jan bashkuar kombëtares së Belgjikës në stërvitje për EURO2016.

Klopp.

-"Nuk më pëlqen futbolli linear dhe zotërimi i topit. Nuk është sporti im, nuk është filozofia ime. Më pëlqen futbolli i betejave. Shiu, balta. Më pëlqejnë ndeshjet ku fanella është e rënduar nga djersa e derdhur dhe fytyra është bërë pis nga balta. Kur del nga fusha me këmbët aq të rënda sa mendon se nuk do të mund të luash për javë të tëra. Futesh në fushë dhe jep gjithçka. Nëse nuk jep gjithçka, nuk argëtohem. Mërzitem nëse fitoj në një mënyrë tjetër. Kur nuk vrapojmë më shumë se të tjerët, më zë gjumi. Jam i lumtur kur statistikat tregojnë se kemi vrapuar 10 kilometra më shumë se kundërshtari... Ka nga ata që thonë se duhet vrapuar në drejtim e duhur. Dakord, në drejtimin e duhur, por 10 kilometra më shumë se të tjerët. Është rregulli i parë që të mësojnë kur je fëmijë: vrapo... Thonë se jam shumë i papërmbajtshëm në stol? Në disa momente është sikur të shtypet një buton brenda meje që nxjerr në sipërfaqe një njeri tjetër. Disa trajnerë sillen si të ishin lordë apo baronë. Kanë xhaketë, përulen. Unë vishem normal dhe gëzoj bashkë me lojtarët. Ata i bien violinës, futbolli im është heavy metal... Më ndjekin klubet më të forta të Europës? Më kanë marrë të shumtë në telefon. Por mund të kursehen. Nuk punoj për të drejtuar ekipin më të mirë në botë. Punoj për ta mundur atë."
 Jürgen Klopp 
 

Loris Karius.

Loris Karius ne fillimin e javes tjeter zyrtarizohet ne LFC.

Vlerësimet e lojëtarëve të Liverpool gjatë sezonit 2015/16

Vlerësimet e lojtarëve të Liverpool për sezonin 2015/16:
Ju lus ta lexoni gjithë përmbajtjen!
•Adam Bogdan - 3 - Shumë rrallë ka luajtur, por kur ka luajtur s'ka bërë asgjë.
•Joe Allen - 6.5 - Jo një startues i zakonshëm, por lëndimet e mesfushorëve tjerë i dhanë mundësi dhe ka treguar veten shumë mirë me aftësinë për qetësi të lojës dhe mbajtje të topit, sidomos pas ardhjes së Klopp.
•Christian Benteke - 6 - U shpenzuan 32.5 milion £ në verë 2015 për të, por nuk ka treguar shumë duke shënuar vetëm 10 gola. Nuk i përshtatet lojës së Liverpool por prap ka shënuar në disa ndeshje që i ka fituar pikë Liverpool.
•Emre Can - 7 - Padyshim një nga talentët më të mirë në Europë. Padyshim se e ardhmja do na sjellë edhe më shumë nga ky.
•Nathaniel Clyne - 7.5 - Mbrojtësi i djathtë ka treguar performanca fantastike për Liverpool. Por prap mangësi shumë të madhe e ka fazën ofanzive ku nuk dërgon krosime dhe depërtime.
•Philippe Coutinho - 7.5 - Faza, faza u tregua i mirë duke arritur edhe numër dyshifror të golave. Por prap s'ka qenë sezoni i tij perfekt sepse në periudhë të caktuar shkëlqente, në disa jo.
•Roberto Firmino - 7.5 - E nisi keq sezonin, por pas ardhjes së Klopp ai ndryshoi dhe filloi të shënonte dhe të asistonte.
•Simon Mignolet - 5 - Portieri belg thjesht e vërtetoi që nuk është i klasit të lartë dhe i ka humbur mbi 15 pikë për Liverpool këtë sezon me gabimet e tij.
•Jon Flanagan - 5 - Mbrojtësi u rikthye pas lëndimit shumë të gjatë dhe luajti pak ndeshje pas lëndimit por më pas u mënjanua nga Klopp.
•Joe Gomez - 6.5 - E nisi perfekt sezonin i riu madje duke asistuar qysh në ndeshjen e parë para se lëndimi të ja mohonte sezonin e plotë por pë aq sa ka luajtur ka qenë i mirë.
•Jordan Henderson - 4.5 - Kapiteni kishte vit të tmerrshëm, gati gjysmën e ndeshjeve e humbi shkaku i lëndimit por prap ishte shumë dobët.
•Jordon Ibe - 5 - Dështoi të impresiononte adoleshenti dhe ka qenë dobët shumicën e sezonit.
•Danny Ings - 6 - Shihej si i mirë në javët e para të sezonit ku filloi të shënonte gola por u lëndua dhe humbi sezonin.
•Adam Lallana - 6 - Startoi në mjaft shumë ndeshje nën Klopp por nuk tregoi statistika të mir mesfushori ofanziv.
•Dejan Lovren - 7 - E filloi sezonin si mbrojtësi i dobët por kur erdhi Klopp shihej si transferi i ri aq shumë që kishte ndryshuar.
•Lucas Leiva - 6 - Braziliani ishte mjaft solid kur ka startuar edhe pse jo gjithmonë luante mirë.
•James Milner - 7.5 - I cilësuar nga shumë analistë si transferi i sezonit nga Liverpool duke treguar palodhshmëri në lojë dhe ka shënuar disa gola dhe asiste shumë të rëndësishëm sidomos në Europa League. Liverpool e mori Milner me parametra zero.
•Alberto Moreno - 4 - Spanjolli ka qenë i tmerrshëm këtë sezon me shumë gabime në mbrojtje dhe asnjë të mirë në ofanzivë ku nuk din as të krosoj siç duhet. Padyshim startuesi më i dobët në skuadrën e Liverpool. Gjithashtu u cilësua si paraqitja më e keqe nga ndonjë futbollist në finale të Europa League.
•Sheyi Ojo - 6.5 - Talenti Ojo ka luajtur vetë në ndeshjet e fundit të sezonit duke treguar aftësi fansatike dhe ka bërë disa asiste.
•Divock Origi - 7.5 - Shpërtheu në pjesën e dytë të sezonit duke shënuar gola madje disa shumë të rëndësishëm që na dërguan në finale të Europa League por fati i tij i keq që u lëndua kur kishte formën më të mirë.
•Mamadou Sakho - 6.5 - Ishte kyç në mbrojtje duke treguar disa performanca solide por nganjëherë edhe dinte të gabonte. Por e la shumë keq ekipin e Liverpool kur u konstatua se ka konsumuar materie të palejueshme nga FIFA.
•Martin Skrtel - 4 - Mungoi mjaft ndeshje por ishte sezoni i tij më i keq në Liverpool sepse ka bërë gabime që i kanë kushtuar me mjaft pikë Liverpool.
•Brad Smith - 6 - Mbrojtësi startoj në disa ndeshje në kupë dhe gjithashtu në ligë duke treguar deri diku performanca të mira.
•Kevin Stewart - 6 - Mesfushori defanziv startoi në disa ndeshje në pjesën e dytë të sezonit. Në fillim u tregua fenomenal, por pastaj e lëshoi formën.
•Daniel Sturridge - 7.5 - Kur ai luan, ai shënon. Por lëndimi i humbi një pjesë të konsiderueshme të sezonit. Sulmuesi anglez pasi i kthye në shkurt nga lëndimi e që nuk u lëndua më filloi të shënonte por pasi shënonte një gol më nuk mundohej dhe nganjëherë është treguar egoist.
•Kolo Toure - 6.5 - I vjetër mjaft por ia zuri vendin mbrojtësit Skrtel dhe luajti disa ndeshje sidomos pas rastit të Sakho ku u pezullua nga loja e futbollit për disa muaj dhe veterani tregoi perfoamca mjaft të mira, sidomos në finale të Europa League ishte i vetmi që dha më së shumti derisa u lodh.
•Danny Ward - 4 - U kthye nga huazimi në janar dhe i zuri vendin e zëvendësuesit portieri Bogdan dhe luajti 2 ndeshje dhe pësoi 4 gola.

Ofert Martin Skrtel.

Gazetat turke raportojnë se Besiktas ka bërë ofertë për Martin Skrtel.

Brendan Rodgers.

Brendan Rodgers eshte emeruar menaxher i Celtic FC ne Skoci.
Pac fat Brendan!

Alberto Moreno: Sevilla e meritoi trofeun e Europa Ligës


Mbrojtësi i Liverpoolit, Alberto Moreno ka thënë se Sevilla e meritoi fitoren në finalen e Europa Ligës.
Klubi anglez ishte në avantazh prej një goli në pjesën e parë kur shënoi Daniel Sturridge, por Sevilla barazoi vetëm 18 sekonda pas fillimit të pjesës së dytë në fitoren 3 me 1.
Moreno ishte fajtor për golin e barazimit, por ka thënë se ekipi spanjoll e meritoi plotësisht trofeun e Europa Ligës.
“Urime Sevillas. Ne patëm një sezon të mirë në Europa Ligë, por nuk arritëm të ngremë trofeun”, ka thënë Moreno.
“Ishim më të mirë në pjesën e parë dhe patëm shumë raste. Është e vërtetë që ata na sorollatën nëpër fushë në pjesën e dytë. Ata luajtën shpejtë dhe shënuan tri gola për 20 minuta. Ishin ekip më i mirë. E merituan të fitojnë trofeun”.
/telegrafi/