-"Nuk më pëlqen futbolli linear dhe zotërimi i topit. Nuk është sporti im, nuk është filozofia ime. Më pëlqen futbolli i betejave. Shiu, balta. Më pëlqejnë ndeshjet ku fanella është e rënduar nga djersa e derdhur dhe fytyra është bërë pis nga balta. Kur del nga fusha me këmbët aq të rënda sa mendon se nuk do të mund të luash për javë të tëra. Futesh në fushë dhe jep gjithçka. Nëse nuk jep gjithçka, nuk argëtohem. Mërzitem nëse fitoj në një mënyrë tjetër. Kur nuk vrapojmë më shumë se të tjerët, më zë gjumi. Jam i lumtur kur statistikat tregojnë se kemi vrapuar 10 kilometra më shumë se kundërshtari... Ka nga ata që thonë se duhet vrapuar në drejtim e duhur. Dakord, në drejtimin e duhur, por 10 kilometra më shumë se të tjerët. Është rregulli i parë që të mësojnë kur je fëmijë: vrapo... Thonë se jam shumë i papërmbajtshëm në stol? Në disa momente është sikur të shtypet një buton brenda meje që nxjerr në sipërfaqe një njeri tjetër. Disa trajnerë sillen si të ishin lordë apo baronë. Kanë xhaketë, përulen. Unë vishem normal dhe gëzoj bashkë me lojtarët. Ata i bien violinës, futbolli im është heavy metal... Më ndjekin klubet më të forta të Europës? Më kanë marrë të shumtë në telefon. Por mund të kursehen. Nuk punoj për të drejtuar ekipin më të mirë në botë. Punoj për ta mundur atë."
Jürgen Klopp

No comments:
Post a Comment